"Blini diamante", si iu vodhën 5 mln euro përmes Forex, SPAK arreston 20 punonjës në Call Center në Tiranë e Durrës

17 March 2022, 10:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Blini diamante", si iu vodhën 5 mln euro përmes Forex, SPAK
SPAK arreston 20 punonjës në Call Center në Tiranë e Durrës

20 punonjës të Call Center në Tiranë dhe Durrës janë arrestuar deri tani nga SPAK për mashtrim të shtetasve të huaj. Mes të arrestuarve janë biznesmenë dhe administratorë të Call Center, por edhe punonjës të tyre.

Arrestimi i tyre nga SPAK dhe Policia e Tiranës është bërë pas kërkesës së autoriteteve gjermane. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformës Forex mashtruan gjermanët duke u vjedhur 5 milionë euro. Aktualisht operacioni po zhvillohet në Tiranë dhe Durrës, ndërsa urdhër arresti është dhënë edhe për 2 të tjerë. 

Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet gjermane por edhe ato të Kosovës, ku një javë më parë u arrestuan 36 administratorë dhe punonjës të Call Center në Kosovë  për mashtrim  përmes Forex  të shtetasve gjermanë. Një ndër të arrestuarit në Kosovë, ishte një person nga Kavaja dhe kjo bëri që hetimet të lidheshin edhe në Tiranë ku u zbulua lidhja e bashkëpunimit të tyre.


Video