EMRI+FOTO/ Aksident tragjik, vdes 20-vjeçari shqiptar në Greqi

20 October 2022, 19:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI+FOTO/ Aksident tragjik, vdes 20-vjeçari shqiptar në Greqi
Klajdi Kraja

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht paraditen e sotme në një aksident automobilistik në Greqi. Viktima është 20-vjeçari Klajdi Kraja.

Ai ishte duke udhëtuar me motor në momentin kur u përplas me dy makina në autostradën e vjetër kombëtare, Patras – Pirgos, konkretisht në lartësinë e Alisos. Fillimisht Kraja është përplasur me një fuoristradë, e cila ka kaluar në drejtim të kundërt të trafikut dhe më pas është përplasur me një mjet të dytë.

Përplasja rezultoi fatale për të riun shqiptar, i cili ndërroi jetë në vend. Të plagosur mbetën edhe dy persona që udhëtonin me makinat.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 10:00 të ditës së sotme. Policia Rrugore e Patrës po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Video