EMRI/ Trafikantit të drogës i sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 mijë euro në Tiranë

20 October 2022, 16:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Trafikantit të drogës i sekuestrohet apartamenti me vlerë
Gjykata e Lushnjës

Gjykata e Lushnjës i ka sekuestruar një apartament në Tiranë me vlerë 270 mijë euro një 32-vjeçari, pasi dyshohet se e ka përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Marsel Korreshi, i cili është dënuar për trafik të lëndëve narkotike, të llojit kokainë

"Nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, i datës 03.10.2022, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së shtetasit Marsel Korreshi, 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i një pasurie të paluajtshme (apartament në Tiranë), me vlerë 270 000 euro." thuhet në njoftimin e Policisë

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të lidhur me të.


Video