Dyshohet se Lear Kurti gëlltiti qesen me drogë, ndërroi jetë nga overdoza

20 October 2022, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dyshohet se Lear Kurti gëlltiti qesen me drogë, ndërroi jetë

Në ekspertizën paraprake ka rezultuar se i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës.

Në stomakun e tij është gjetur një përmbajtje plastike disa centimetra, ku dyshohet se viktima ka gëlltitur lëndën narkotike.

Kjo substancë është dërguar për analiza të mëtejshme për të vërtetuar nëse ka qenë kokainë apo jo. Në stomakun e 30-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.


Video