Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një i moshuar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike mbrëmjen e sotme në fshatin Gërmenj të Kolonjës.
Ai ka qenë duke ecur me kalë teksa kafsha është sulmuar nga disa qen. Për pasojë i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Ilia Lako 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës.
Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut të spitalit.