Burrin prej kohësh në burg në Greqi, 34-vjeçarja që vdiq pas abortit ishte dhe nënë e 2 fëmijëve

31 January 2023, 19:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Burrin prej kohësh në burg në Greqi, 34-vjeçarja që
Materniteti i Elbasanit

Janë zbardhur detaje të reja për 34-vjeçaren që humbi jetën ditën e djeshme në maternitetin e Elbasanit, 6 orë pasi abortoi fëmijën.

Viktima është shtetasja Etleva Çullhaj, e cila banonte me qira në lagjen “5 maji “ në Elbasan dhe ishte me origjinë nga Baldushku, Tirana. Ajo ishte dhe nënë e dy fëmijëve të tjerë 10 dhe 14 vjeç, ndërsa bashkëshorti i saj vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë.

Ajo rezultonte të ishte dy muajshe shtatzënë dhe fëmija ishte pa shenja jete dhe mjekët kanë ndërhyrë për abortin.

Prokuroria është njoftuar nga spitali për vdekjen e saj, pasi nuk ka denoncuar asnjë familjar, për shkak se nuk kishte familjar që e shoqëronin.

Ajo ishte paraqitur rreth orës 12:00 dje në maternitet ku kishte kryer një procedurë aborti dhe më pas ishte larguar në banesën e saj. Por, rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, gjendja shëndetësore e saj ishte përkeqësuar dhe u transportua sërish në maternitet ku ndërroi jetë.

Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të rrethanave që sollën komplikacione tek 34-vjeçarja Etleva Çullhaj.

Për këtë rast, janë vënë në hetim dy mjekët e maternitetit të Elbasanit, shtetasit Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.


Video