Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Elbasan.
Autoritet policore njoftojnë se një 34-vjeçare është paraqitur në ambientet e maternitetit të Elbasanit rreth orës 12:00, ku ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.
Por, rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, ajo ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku fatkeqësisht e reja ka ndërruar jetë.
Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Elbasanit kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Policia njofton se vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.