EMRI/ Shkarkohet nga detyra prefekti i Kukësit, emërohet zëvendësuesi

26 May 2022, 20:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Shkarkohet nga detyra prefekti i Kukësit, emërohet
Zenel Kuçana

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana është shkarkuar këtë të enjte nga detyra, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në vend të tij është emëruar Ali Hallaçi. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.

Vendimi

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ali Hallaçi emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Video