VIDEO/ Dalin pamjet e kamerave të sigurisë, si nisi sherri mes shqiptarëve dhe tifozerisë holandeze

26 May 2022, 18:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Dalin pamjet e kamerave të sigurisë, si nisi sherri mes
Momentet e sherrit

Policia njoftoi sot se ka arrestuar dy tifozë holandezë lidhur me sherrin e regjistruar dy ditë më parë tek një lokal në zonën e "9 katsheve" në Tiranë, mes disa shqiptarëve dhe një grupi të tifozëve të Feyenoord. Si pasojë e sherrit, një shqiptar përfundoi te Trauma me dëmtime në kokë. 

Por si nisi sherri? Për herë të parë janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisi të lokalit që tregojnë se çfarë ndodhi në orën 19:45 minuta të datës 24 maj.

Siç shihet në videon e publikuar nga Ora News, holandezët janë të stacionuar në bar-kafe të gjithë së bashku ku një person u afrohet duke shkëmbyer disa fjalë me njëri-tjerin. Pas këtij momenti, 2 shtetas holandezë çohen nga tavolina dhe fillon sherri me karrige dhe tavolina.

Për këtë ngjarje u vunë në pranga dy shtetasit holandez, D.B 23 vjeç dhe D.H 21 vjeç, të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.


Video