Një i ri ka humbur prej gati 10 ditësh ditësh kontaktet me familjarët dhe është shpallur i zhdukur nga Policia. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Ulvi Skana nga Dibra, por banonte në Kamëz.
Hasan Skana, babai i 29-vjeçarit tregon se ka humbur kontaktet me të birin që prej 17 majit, në orën 13:30, dy ditë pasi ishte kthyer nga Belgjika.
"Ka humbur më 17 maj. Dy ditë para se të largohej erdhi nga Belgjika. Se kam parë fare. Nuk të gënjej. Qëndroi 17 ditë në Belgjikë. Erdhi në datë 15 në darkë, por se pyeta pse u kthye. Ka qenë një herë në Gjermani., mori një ekspuls. Pastaj iku në Belgjike. E ka fikur telefonin. Ne pritëm 3 ditë, mos është në rajon dhe më njoftonte. Prita 3 ditë, shkova në Kamëz. Më tha lerë sot dhe nesër pyet te spitalet. Pyeta, por më thanë se nuk ishte. Shkova në spital në shtet, jo në privat. Nuk ishte i shtruar. Kishte raste që humbiste kontakte 10 ditë, por merrte telefon. Jo me humb kontakt zero më zero jo!
Po, është përdorues i lëndëve narkotike. Ishin shumë shokë me Can Karriqin, është shoqëruar në komisariat tre ditë pas vrasjes së tij dhe është mbajtur 12 orë.
Familja jonë nuk ka shqetësime të tjera apo edhe konflikte. Deri tani asnjë nuk më ka marrë në pyetje, dy rrugë ka ose të jetë mirë ose i vdekur, se në hava nuk rrinë. Unë nuk e kam trajtuar keq." - ka thënë për News 24 babai i Ulvi Skana-jt.
Ulvi Skana ka qenë shok me Can Karriqin, miku i biznesmenit Ervis Martinaj që u vra në ditët e fundit të dhjetorit 2021 në Kamëz. Ai u ekzekutua brenda një makine me targa gjermane, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët as sot nuk janë kapur. Kjo është dhe një nga pistat ku është fokusuar Policia, në hetimet që po kryen për 29 vjeçarin.
