Kryeministri Edi Rama ka reaguar disa orë pas finales së Uefa Conference Leagua të luajtur në "Air Albania", duke falenderuar të gjithë ata që punuan që ky event i rëndësishëm të shkonte sa më mirë dhe UEFA të mbetej e kënaqur nga Shqipëria.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama falenderon të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore.
"RESPEKT
Një falenderim i megjithëzemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë dhe bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë" shkruan Rama.
Finalja e Uefa Conference League u fitua me rezultatin 1 me 0 nga Roma përballë Feyenoord-it.