Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një punëtor ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasditen e kësaj të marte në kryeqytet. Ai ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar.
Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi Krenar Aliu, 50 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, rreth orës 16:55, në rrugën "Kasem Shima".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.