Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e kësaj të marte në Divjakë. Mësohet se viktima është shtetasi Ilir Rrudho.
Ky shtetas është gjetur i pajetë rreth orës 11:50, në hyrje të plazhit, në një kanal në anë të rrugës. Burimet zyrtare konfirmojnë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera të jashtme.
Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, teksa dyshohet për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.