Brinjë të thyera dhe legen të dëmtuar/ Aksidenti te “Rruga e Kavajës”, si është gjendja e çiftit Konomi (Foto)

10 May 2022, 11:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Brinjë të thyera dhe legen të dëmtuar/ Aksidenti te
Në foto: Arjan dhe Vilma Konomi

Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u përplas nga Ajas Sulejmani teksa po ecnin në vijat e bardha kanë dalë nga reparti i trajtimit Intensiv në Spitalin e Traumës.

Bashkëshorti Arjan Konomi, rezulton se kishte marrë dhe dëmtimet më të mëdha duke pasur thyerje në legen si dhe fraktura të rënda në këmbë.

Brinjë të thyera dhe legen të dëmtuar/ Aksidenti te
Në foto: Arjan dhe Vilma Konomi

Bashkëshortja Vilma ka pasur  hemorragji të brendshme për shkak të përplasjes nga mjeti luksoz i Ajas Sulejmanit. “G Classi” përplasi edhe foshnjën 3-muajshe të çifti e cila shpëtoi për mrekulli me dëmtime të lehta. Mediat shkruajnë se çifti Konomi është zhvendosur në pavion dhe po trajtohet për Politraumë.


Video