9 mijë euro nata, reagon Autoriteti i Konkurrencës: Do të ketë gjoba për abuzuesit

10 May 2022, 12:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
9 mijë euro nata, reagon Autoriteti i Konkurrencës: Do të
Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri ka konfirmuar rritjen e çmimeve të hoteleve për datat 23-25 maj

Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri ka konfirmuar rritjen e çmimeve të hoteleve për datat 23-25 maj për shkak të mbajtjes në Tiranë të finales së Conference League.Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë thirrje hoteleve të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme.

“Nisur nga disa informacione shqetësuese në media në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve nga ana e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e hotelerisë  apo akomodime të tjera të ngjashme në qytetin e Tiranës, në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, e cila do të  zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022, Autoriteti i Konkurrencës vendosi  monitorimin e këtij tregu.

Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe  nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj  2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit.

Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në  hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës:  - të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos;  - të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit  me çmime disa herë më të larta.

Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes  në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim  të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit  të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në  kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”,  shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”, ka deklaruar Autoriteti i konkurrencës.

 


Video