Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shembet pallati 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës, është shembur me shpërthim të kontrolluar paraditen e kësaj të marte.
Nga shpërthimi nuk u raportua asnjë dëm, teksa mësohet se për rrëzimin e tij u përdorën 300 furnela me 8 kg tritol. Ky pallat prej dy vitesh ishte i dëmtuar si pasojë e tërmetit.
“Sot nga ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë”, thuhej në njoftimin e IKMT.
IKMT paralajmëroi ditën e djeshme banorët që jetojnë pranë këtij pallati që nga ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë.