Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident masiv është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Rrilë. Në aksident janë përfshirë tre automjete ku janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një grua dhe një fëmijë. Ata janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen identitetet e të plagosurve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhepo heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.