
Ergys Luga, i cili prej disa vitesh punon si trajner futbolli në Kinë, ka treguar mënyrën e veçantë se si e ka dënuar policia e Guangzhou pasi theu rregullat e Qarkullimit Rrugor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luga shkruan se është ndaluar nga policia duke ecur me motor pa kokore, por nuk është gjobitur me lekë, por është dënuar në një mënyrë tjetër. Atij i është vendosur një shirit në trup dhe ka mbajtur një pankartë në dorë për 20 minuta, ku shkruhej “Zbato rregullat e qarkullimit , mos hy me semafor të kuq , vendos kokoren ose rripin e sigurimit”.
Luga tregon se gjoba nuk është gjithmon zgjidhje. Postimi i tij vjen në një kohë kur në Shqipëri po diskutohet shumë dënimet mbi thyerjen e rregullave të qarkullimit rrugor, pas aksidenteve të shumta.
Postimi i plotë:
Jasht futbollit !
Si fillim desha ti uroj sherim sa me te shpejte ish profesorit dhe mikut tim Arjan Konomi .
Pse ktu ku jam une numri aksidenteve rrugore eshte teper i ulet ?!
Kjo foto eshte e veres qe kaloj . Ne fakt u ndalova pa kokore kur po nisja motorin dhe ne vend te gjobes me vendosen kete shiritin dhe me mbajten 20 minuta me pankarten ne dore ne te cilen shkruhet . “Zbato rregullat e qarkullimit , mos hy me semaror te kuq , vendos kokoren ose rripin e sigurimit” . Policia e Shtetit ne bashkpunim me Bashkine e Guangzhou ne cdo kryqezim vendos vullnetare duke i dhen imunitet per te ndaluar personat qe shkelin rregullat e qarkullimit .
Ne fillim mu duk qesharake por kur po degjoja te tjeret qe ankoheshin per kohen e humbur sepse dikush mund te kishte pune personale, dikush nxitonte per ne pune, e probleme te tjera disa thonin “Vere gjoben dhe me ler te iki” por qe policia kishte tjeter objektiv (Jo Gjoba, por koha)
A mundet qe dikush ne Shqiperi ti bindet urdherit te nje vullnetari i cili ndihmon per ndergjegjsim? A mund te qendroj nje Shqiptar ne Shqiperi me pankart ne dore ? Pra duhet te jete ceshtje mentaliteti dhe kulture edhe ngarja e makines.