Amnistia Fiskale dhe "Pasaportat e Arta" nuk janë dy rreziqet e vetme që i rrezikojnë Shqipërisë rikhtimin e vizve, por edhe për shkak të emigrantët që kalojnë përmes vendit tonë për të kërkuar azil në Bashkimin Evropian
EuObserver, raporton se Çekia ka shpërndarë një memo, ku propozon pezullimin e lëvizjes së lirë me Shqipërinë dhe Serbinë, për shkak të rritjes së numrit të kubanëve, indianëve dhe turqve që po vijnë përmes këtyre dy vendeve për të kërkuar azil në BE.
Në memon e brendshme, e cila është parë nga EuObserver, thuhet se Shqipëria dhe Serbia nuk e kanë përafruar kurrë plotësisht listën e tyre të heqjes së vizave me standardet e BE-së, pavarësisht se gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në bllok.
“Kjo ka kontribuar në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes kësaj rruge,” bëri të ditur presidenca çeke.
Memo thotë se numri i shtetasve nga Turqia, Tunizia, India, Kuba, Burundi, etj, që futen nga ajri përmes Serbisë dhe Shqipërisë për në BE, ka njohur një rritje të jashtëzakonshme. Në memo thuhet se duhet shtuar presioni diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të zgjidhur këtë çështje.
Praga thotë se, në rast të kundërt, do propozojë pezullimin e lëvizjes së lirë me Shqipërinë dhe Serbinë. Para dy ditësh, e pyetur për mundësinë e rikthimit të vizave me Shqipërinë, diplomatja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann, tha se kjo mbetet në dorë të shteteve të caktuara.