U gjuajt me thikë nga një bashkëatdhetar, ndërron jetë 28-vjeçari shqiptar në Gjermani (Emri)

17 October 2022, 15:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U gjuajt me thikë nga një bashkëatdhetar, ndërron jetë
Nehat Elshani

28-vjeçari nga Prizreni, i plagosur mëngjesin e sotëm nga një bashkëatdhetar i tij mëngjesin e së shtunës në Mynih të Gjermanisë ka humbur jetën. I riu është i identifikuar si Nehat Elshani, ndërkohë që i plagosuri i dytë, 50-vjeçar, ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

 Lajmin për vdekjen e Nehat Elshanit e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook edhe një mik i viktimës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 7:45 të mëngjesit në Nymfenburg të Mynihut, në afërsi të një stacioni të autobusëve.

Autori i sulmit dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka plagosur me thikë shefin e tij të punës, 50-vjeç, dhe kolegun 28-vjeçar. Policia gjermane njoftoi sot rreth orës 12:00 se 28-vjeçari Elshani nuk ja ka dalë dhe ka ndërruar jetë edhe pse u fut në një operacion urgjent.



Video