'Është gjallë por shumë rëndë', Avokati: Lironi Lefter Kokën, ose do flasë!

17 October 2022, 11:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Është gjallë por shumë rëndë', Avokati:
Lefter Koka

Ish-ministri Lefter Koka, vijon të kërkojë rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzat e ngritura ndaj tij për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Avokati i tij u shpreh se Koka është i sëmurë, ndërsa paralajmëroi se do të publikohen fakte të padëgjuara deri tani.

“Sot ishte kërkesa e dytë për zëvendësimin e masës së sigurimit, ai është në kushte të rënduara shëndetësore. Gjendja e tij nuk mund të vazhdojë në paraburgim, por gjykata mori edhe rolin e mjekut dhe ekspertëve dhe vendosi të rrëzonte kërkesën. Kemi 9 seanca për një vendimmarrje.

Seanca e radhës është në 7 nëntor. Në këto kushte, do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel. I vetmi person që u ndalua në shtëpinë e tij, e priti me qetësi hetimin, por janë më shumë se 10 muaj, në ato kushte ai sot do të ishte i lirë.

Është i sëmurë, por gjallë dhe do të japë mbrojtjen e tij. Do të dëgjoni fakte dhe argumente që nuk i keni dëgjuar deri tani”, u shpreh avokati i Lefter Kokës.


Video