Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, duket se fundjavën që kaloi e ka kaluar në Shkodër. Pas fotografisë që qarkulloi në rrjet ku shfaqej në një dyqan rrobash, ajo është filmuar edhe në një restorant nën tingujt e muzikës "live".
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri ndodhet në një restorant të mbipopulluar dhe ndodhet në një tavolinë me mikeshat e saj. Ndërkohë në sfond dëgjohet tingujt e muzikës "se për çdo nat pi raki edhe verë".
Kujtojmë, se ambasadorja amerikane ka udhëtuar shpesh pothuajse në çdo cep të Shqipërisë dhe gjatë intervistave ♪7shtë shprehur se kërkon të njohë popullin mikëpritës shqiptar.
