“Nuk e mbaj mend emrin”/ Policia e Durrësit gjen në rrugë një 40-vjeçare: Është 1,6 metër e gjatë, e veshur me xhinse dhe xhup të zi

17 October 2022, 16:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk e mbaj mend emrin”/ Policia e Durrësit gjen në
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka gjetur në rrugë dhe e ka çuar në komisariat një grua rreth 40 vjeçe, e cila ka humbur kujtesën dhe nuk mban mend as emrin dhe asgjë tjetër.

Blutë e qytetit bregdetar kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar këtë grua dhe bën me dije se ajo është e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse.

Njoftimi i Policisë:

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetase që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, e cila është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.

Kjo shtetase është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse.

Familjarët ose të njohurit e kësaj shtetaseje mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.


Video