E rëndë në Korçë, 14 vjeçarja lind në maternitet, arrestohet 21 vjeçari që pranoi se është babai i fëmijës

7 September 2024, 11:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Korçë, 14 vjeçarja lind në
Foto ilustruese

Një 21 vjeçar është ndaluar me iniciativë nga policia e Korçës. Kjo pasi ditën e djeshme në maternitetin e Korçës, u paraqit një 14 vjeçare e cila lindi një fëmijë.

Pas hetimeve 21 vjeçari D.K., pranoi që ishte babai i fëmijës dhe u ndalua për veprën penale ‘Marrëdhënie seksual ose homoseksuale me të mitur’.

14 vjeçarja është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur në jetë dhe një fëmijë.

E pyetur nga policia ka bërë me dije se bashkëjetesa por dhe marrëdhëniet seksuale me 21 vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj.

'Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga  Specialistët për Hetimin e Krimit  21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.', njofton policia.


Video