Plagosje me thikë në Roskovec, sherri nisi në lokal. Arrestohet autori 15-vjeçar

6 September 2024, 17:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me thikë në Roskovec, sherri nisi në lokal. Arrestohet
Foto ilustruese

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec.

Një shtetas ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Ai është futur në sallë të operacionit dhe po merr ndihmën mjekësore.

Më tej, policia bën me dije se ka shoqëruar autorin 15-vjeçar

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar. Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç. Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftojnë blutë.

 


Video