U përballën në Drejtorinë e Policisë, çfarë i tha Marklen Haka në pranga Tonin Vocajt?

6 September 2024, 21:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U përballën në Drejtorinë e Policisë, çfarë
Marklen Haka përballet me Tonin Vocajn

Kur Marklen Haka, këmbëzbathur dhe në pranga, ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës sot, është përballur me kryepolicin, Tonin Vocaj, që po dilte nga ndërtesa.

Në video, ai duket se është duke i thënë diçka Vocajt, por nuk kuptohet se çfarë i ka komunikuar.

Vocaj ka tundur kokën dhe më pas ka takuar efektivët.

Në reagimet edhe të efektivëve duket se u është tërhequr vëmendja nga e folura e Hakës, dhe kanë kthyer kokën për ta parë, teksa kanë vijuar të ecin duke e futur të “fortin e Niklës” në ambientet e Drejtorisë Vendore të Tiranës, i cili duket se është ende i zbathur.



 


Video