Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 72-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Babunjë të Divjakës. I moshuari është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor me të cilin po punonte tokën dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi
Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.