Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi në Gjykatën e Elbasanit që t’i njihet koha gjatë të cilës ai ka shlyer një pjesë të dënimit të dhënë më 19 shtator të 2019.
Bëhet fjalë për dënimin e parë, ku ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Tahiri pretendon se ka shlyer pjesën më të madhe të këtij dënimi.
Kërkesa do të shqyrtohej sot në Gjykatën e Elbasanit, por seanca është shtyrë për shkak se avokatit Maks Haxhia i ka vdekur i ati.
Nëse Gjykata e Elbasanit ia pranon këtë kërkesë, atij do i ulet dënimi me të paktën 1 vit e gjysme, nga 3.4 vite që është dënuar.
Më 4 shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuaj në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.
Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri po vuan dënimin me 3 vite e 4 muaj burg.