Gjykata ‘bllokon’ prokurorinë e Kurbinit për të kërkuar Ervis Martinajn, në banesat e të ‘fortëve’ të Shijakut

10 October 2022, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata ‘bllokon’ prokurorinë e Kurbinit për të
Në foto: Biznesmeni i zhdukur, Ervis Martinaj

Zhdukja e biznesmenit Ervis Martinaj, ka përplasur institucionet e drejtësisë, Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar.

Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë.

Fati i Ervis Martinajt vijon të mbetet mister që prej datës 3 gush, pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij se rezulton i zhdukur.

 


Video