U akuzua nga Deizi Arapi se i dogji makinën, i vihet flaka mjetit të punonjësit të karburantit

10 October 2022, 09:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U akuzua nga Deizi Arapi se i dogji makinën, i vihet flaka mjetit të

Vetëm disa javë pasi mjeti i ‘gangsteres’ se Bilishtit Deizi Arapi u shkrumbua nga flakët, një tjetër mjet është djegur gjatë natës.

Pronari i mjetit tip ‘Volskwagen’ Marsel Buçi i është djegur makina rreth orës 02:30 teksa ka qenë i parkuar pranë banesës së tij. Buçi është një punonjës karburanti ndaj së cilit edhe pse e pa vërtetuar, rëndonin akuza si përgjegjës i djegies së mjetit të Deizi Arapit.

E reja bëri publike çdo gjë për mediat ku tha se ish-kryetar i bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili është aktualisht deputet i PD-së, fshihej pas zjarrvënies së mjetit të saj.

Sipas Arapit, Nallbati kishte porositur, Marsel Bu­çin që t’i vinte flakën mjetit të ‘gangsteres’ së Bilishtit.

Sipas 27-vjeçares, konflikti kishte lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në bashki, teksa bëri të ditur se ditën e djeshme, e ka ndjekur një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.

Ajo tha se në vend ngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant, ashtu si herën e kaluar kur iu dogj makina për herë të parë.

Sipas këtyre të dhënave, dyshohet se mjeti i Marsel Buçit përpos se është përfshirë nga flakët qëllimisht nisur nga akuza e 27-vjeçares.

Emri i Deizi Arapit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi një muaj me parë 27-vjeçarja nga Bilishti, u arrestua për prishje të qetësisë publike dhe se fyeu e kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe.


Video