Plagoset me thikë një 21-vjeçar në Elbasan, kapet autori

9 October 2022, 18:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset me thikë një 21-vjeçar në Elbasan, kapet autori
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit njofton se në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Video