"E di, Zoti merr më të mirët"/ Ky është shoferi i kombajnës që e zuri korenti duke korrur grurë!

21 June 2023, 10:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"E di, Zoti merr më të mirët"/ Ky është
Në foto: Arbër Ferati

Detaje të reja nga vdekja e 35 vjeçarit, Arbër Ferati që vdiq pasi e zuri korrenti, teksa gjendej brenda autokombanjës teksa po shkonte të punonte në toka.

Tensioni i lartë i energjisë elektrike preku mjetin e për pasojë ai ra në kontakt me energjinë elektrike.

Bluzat e bardha thonë se 35 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për një shans ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së tij. 

Ata kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës, tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë irritim tek të afërmit e 35 vjeçarit.

Irritimi i tyre dhe ndërhyrja e bluzave të bardha dhe policisë për të qetësuar situatën ka sjellë përplasje fizike.

Njoftimi i policisë: 

Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital”, njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Periudha aktuale është sezoni kur fermerët korrin grurin dhe kulturat e tjera bujqësore. Në mbarë vendin ka filluar puna, nisur dhe nga fakti se ditët e fundit koha ka qenë e mirë dhe pa reshje, duke favorizuar korrjen dhe shirjen e grurit.

Miqtë e 35-vjeçarit ka rrëqethur rrjetin me dedikime për vdekjen e të afërmit të tyre. 

Postimet: 



Video