Përplasje me ministren Balluku? Adrian Çela largohet nga drejtimi i OSHEE!

21 June 2023, 10:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasje me ministren Balluku? Adrian Çela largohet nga drejtimi i
Në foto: Adrian Çela dhe Belinda Balluku

I mbaroi mandati, Adrian Çela largohet nga OSHEE si drejtues prej 9 vitesh në krye të institucionit më të lartë të energjisë elektrike.

Burime thanë se Adrian Çela ka patur përplasje me ministren e insfrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. 

Kujtojmë, që më 10 janar 2023, pyetjes së gazetarëve nëse ishin të vërteta, fjalët e dala nga PS për shkarkimin e drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, ministrja Belinda Balluku, iu përgjigj:"Kush nuk zbaton standardet tona do largohet, por gjersa pyetët për emër konkret, duhet ta dini se asnjë nuk është i pa zëvendësueshëm".

Adrian Çela në 3 palë zgjedhjet e fundit ka qenë drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.


Video