
Një 45-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shpërndante lëndë narkotike.
Mësohet se 45-vjeçari me iniciale A.H., shpërndante doza kokaine dhe mbante armë gjahu në banesë dhe në banesë i është gjetur 100 gram lëndë narkotike.
Bëhet me dije se i riu pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores.
Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar “Blue avenue”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vihet në pranga një 45-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe mbante armë gjahu në banesë. Sekuestrohen arma e gjahut dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 45-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Blue avenue”.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 45 vjeç, banuese në Kamzë.
Në Bathore, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. H., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores.