Mbështetësi i muxhahedinëve në senatin amerikan: Aleatët tanë po shtypin disidentët kundër regjimit iranian

21 June 2023, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbështetësi i muxhahedinëve në senatin amerikan:
Ted Cruz

Reagime të shumta, si nga brenda dhe jashtë vendit kanë ardhur pas aksionit të policisë në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe senatori amerikan Ted Cruz, mbështetës i grupit opozitar iranian. Ai me anë të një postimi në “twitter”, shkruan se është i shqetësuar që po goditen disidentët kundër regjimit, teksa hedh akuza se administrata e Joe Biden po mbështet politikat pro-regjimit.

“Të shqetësuar thellësisht që anembanë Evropës dhe veçanërisht tani, Franca dhe Shqipëria, aleatët tanë po qetësojnë regjimin iranian dhe po shtypin disidentët kundër regjimit. Administratori i Biden thuhet se po i mbështet këto politika pro-regjimit, ndërsa gjithashtu nxit drejtpërdrejt regjimin duke i dërguar Ajatollahut qindra miliarda dollarë dhe duke nxitur lirimin e terroristëve. Goditjet dhe zbutja do të inkurajojnë dhe do t’i mundësojnë regjimit iranian të kryejë më shumë terrorizëm global. Ato përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe sigurinë e amerikanëve”, shkruan Cruz në postimin e tij.

Kujtojmë që ditën e djeshme Policia e Shtetit me urdhër të Gjykatës ka kryer një aksion në kampin e MEK, ku atje janë hasur me kundërshtimin e muxhahedinëve. Anëtarët e MEK akuzuan se ndaj tyre u ushtrua dhunë, gjë të cilën e hodhi poshtë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Janë sekuestruar me dhjetëra pajisje elektronike, të cilat do t’i kalojnë SPAK për hetim.


Video