Sherr mes kunetërve, një i plagosur rëndë në Durrës

28 April 2022, 12:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr mes kunetërve, një i plagosur rëndë në
Një sherr me thika ka ndodhur mes dy personave mesditën e sotme në lagjen numër 15 në Durrës

Një sherr me thika ka ndodhur mes dy personave mesditën e sotme në lagjen numër 15 në Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur. Në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet F.H, i cili dyshohet të ketë plagosur kunatin e tij pas nje debati per motive te dobeta.

I plagosuri ndodhet ne spital, nen kujdesin e mjekeve, jashte rrezikut per jeten. Grupi hetimor ka nisur punen per zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video