Detaje/ Si e vrau xhaxhai nipin në Shkodër, e thirri në dhomë që ta ndihmonte me pastrimin e armës

10 August 2022, 07:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje/ Si e vrau xhaxhai nipin në Shkodër, e thirri në

Xhaxha e nip ishin mbyllur në një dhomë dhe po pastronin armën e gjahut në momentin që ndodhi tragjedia këtë mbrëmje në Shkodër. Rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, në Dajç të Shkodrës, Xhaxhai 68-vjeçar Vlash Jakaj ka thirrur nipin e tij vetëm 10 vjeç që ta shoqëronte në dhomë për të pastruar çiftet.

Më pas, në pastrim e sipër, fëmija ka marrë armën në dorë. Në momentin që xhaxhai e ka rimarrë në dorë, armë e gjahur është shkrehur dhe i mituri ka marrë plagë të shumta. Ai ka humbur jetën rrugës për një spital, ndërkohë që mësohet se i plagosur ka mbetur edhe xhaxhai në një nga duart.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Video