Policia e Shkodrës jep detaje: Xhaxhai vrau nipin 10 vjeç duke pastruar çiften

9 August 2022, 22:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia e Shkodrës jep detaje: Xhaxhai vrau nipin 10 vjeç duke
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia bën të ditur se xhaxhai 68-vjeçar Vlash Jakaj ka vrarë nipin e tij B.J 10-vjeçar aksidentalisht me çifte duke i shkaktuar vdekjen të miturit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55 në fshatin Samrisht të Shkodrës.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi 68-vjeçari, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video