Policia e Durrësit ka reaguar pas pamjeve të publikuara në rrjet, ku disa të rinj me një automjet tip "Range Rover" të zi pa targë në pjesën e përparme, ndalin një mjet tjetër në rrugën për të dalë në plazhin e qytetit bregdetar, duke e rënduar edhe më shumë trafikun.
Ata kërkonin që t’i hapnin rrugën teksa kishte trafik të rënduar për shkak të fluksit të pushuesve, por mjeti tjetër zgjodhi të vijonte lëvizjen. Për këtë arsye, ata kanë bllokuar rrugën dhe janë konfliktuar me drejtuesin e mjetit tjetër.
Blutë e Durrësity bëjnë me dije se kanë shoqëruar në Komisariat shoferin e identifikuar si shtetasi J. V., së bashku me automjetin që drejtonte. Ndaj tij është vendosur masë administrative prej 43000 lekësh të rinj, për shkelje të neneve 72, 99 dhe 156 të Kodit Rrugor.