“Daily Mail”: Krimi i organizuar shqiptar po sjell emigrantët në Britani

1 September 2022, 22:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Daily Mail”: Krimi i organizuar shqiptar po sjell emigrantët
Shqiptarët me gomone

Shqiptarët që kalojnë në mënyrë ilegale kanalin e "La Manshit" janë kthyer në vëmendjen e mediave të huaja. 

Daily Mail shkruan se në këtë një rol të rëndësishëm luan dhe krimi i organizuar shqiptar.

“Një çmim prej 4 mijë £ duket se është kostoja sipas një postimi të fundit të TikTok në shqip dhe anglisht që ofron nisje çdo ditë. Kjo duket si një ulje e konsiderueshme nga shifa prej rreth 10 mijë £ në të njëjtën kohë të vitit të kaluar. Rritja e madhe e kësaj vere është nxitur nga një numër i madh i emigrantëve shqiptarë që bëjnë udhëtimin me gomone. Një ekspert i emigracionit tha se numri i të ardhurve në javët e fundit ka qenë ‘absolutisht i paprecedentë’ si për sa i përket atyre që vinin brenda një dite, por edhe numrit që tani po grumbullohet në çdo varkë”,  thuhet në shkrimin e prestigjozes britanike.

“Daily Mail”: Krimi i organizuar shqiptar po sjell emigrantët

Lucy Moreton, kreu i Unionit të Shërbimit të Imigracionit, i cili përfaqëson stafin e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, tha sot se çmimi më i ulët tregon se është një 'rrugë shumë mirë e vendosur, pothuajse komerciale e hyrjes në MB tani'.


Video