"Askush si ju, nuk ka shpëtuar", Breçani të birit: I raftë pika punëve e drogave, kur s'mundesh të takosh as nënën e sëmurë

24 November 2023, 08:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Askush si ju, nuk ka shpëtuar", Breçani të birit: I
Eralbi dhe Erzen Breçani

SPAK thotë se Erzen Breçani e dinte për aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës me të cilën merrej djali i tij.

Madje në disa përgjime ai interesohet disa herë, ndërsa në një bisedë të datës 28 shtator 2020 i kërkon djalit të heqë dorë pasi e gjithë Shqipëria e kishte marrë vesh që ai kryente atë aktivitet të paligjshëm.

Në një bisedë me SkyEcc Erzen Breçani i kujton djalit se kishte tre vjet që merrej me trafikun e drogës dhe i kërkon të heqë dorë pasi në Shqipëri kishte dalë zëri që djali i Erzenit merrej me mall.

Në 8 shtator 2020 Erzen Breçani bisedon me Eralbi Breçanin, ku dërgon mesazhet:

"...Po ju a e gjet perzirsin...Se këta që pyta unë te Petriti thonë nuk kemi gjet, nuk dimë kush e fut… Ani mir boll...Se këtu mos me u marr me shit hiç, sidomos të përziem se për mall të keq e shesin tjetrin për dy parë…. Sa keni shit...Ku e keni shit... Ku je...Se jam ka due me dal...Po a nuk e takove Ujezën hic sot a...? Po e kie nanë, a kan s’mut e nuk e takove as dy minunta? A marre more... He i raft pika punve e drogave e tanave, se nuk di ç’ka u duhen kur t’shkojn nana e sëmut e mos me pa pesë minuta...".

Në bisedën e zhvilluar, ku Erzen Breçani, si prind i tërheq vëmendje Eralbit, që nuk ka shkuar të takoi të ëmën, njëkohësisht shfaq dhe dijeninë e tij lidhur me aktivitetin që ushtron, Eralbi Breçani, në trafikun e lëndëve narkotike.

Ndërkohë në datën 10 shtator 2020 sërish Erzen Breçani diskuton rreth marrëdhënies midis Eralbi Breçanit dhe Ervin Matës.

Ai i dërgon mesazhet: "...E nuk ish dashtë me i kallxue as lidhje as kontakte... Se nuk i mban goja as truni sen... E  flet e nuk e fal kush për zotin... Ai me nejt në punë të vet e mos me u perzie me kërr kën... Se askush nuk e don, e sa ta marrin vesh gjë, s’ka do i hidhen e do e këputin të parët këta që rrin me të...Kam dalë me Ujëzën e Jehonin... Hangrëm buk...Te kjo rrugica eToptanit... Askush që ka shit si ju me shuma të mëdhaja, nuk ka shpëtuar pa humb tan pasurinë e familjes, familjen, dhe veten...".

 Me datë 28.09.2020 në orën 20:23:28,  Erzen Breçani (në sky i identifikuar me kodin K9B9EP) i dërgon këtë mesazh Eralbin (në sky i identifikuar me kodin S7DEGI)

"....kontrollova kutin se mos kan fut noj cipe kur ta marrresh ti te kspin me te...Nuk duhet me pas bes kuj ne shaipni...Mos ki bes kuj...Mos u shqiptar... Ghuj atij dhokut tan... Thuj... Po du me te than se tan kta ne shqiperi folin e thon djali erzenit ka bjen mall ka punon me drog se e njof mir bashkimin e shqiptart... Po du me than qe mos u merr me ta ma... Shqiperin mos e flliq mos e orish a si me te than asht ndryshe me ounie jash e ndryshe ktu...Bush nga meraku e kam...E duhet me te tregu kto gjana...Ke ba i premtim se nje vit do e provoj u bsn tre bush..."- thuhet në dosje.

 

 


Video