EMRI/ Vrau me thikë 38-vjeçarin në Greqi, identifikohet shqiptari, detajet e ngjarjes

23 November 2023, 19:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Vrau me thikë 38-vjeçarin në Greqi, identifikohet
Foto ilustruese

Orjon Llupo nga Shqipëria është shpallur në kërkim në Greqi, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë pas një sherri 38-vjeçarin grek, Nikolao Mazaraqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke sipas të cilave bëhet me dije se pas ngjarjes, 41-vjeçari është arratisur në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur më datë 17 tetor 2023, në një banesë të improvizuar në një truall në zonën e Açarnës, ku i akuzuari pasi ka debatuar me 38-vjeçarin për lëndë narkotike, e ka plagosur në këmbë me një mjet të mprehtë dhe është larguar në këmbë.

Nga hetimet në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan një thikë kuzhine dhe një brisk, ndërsa të pandehurit u identifikuan nga procesi i mëpasshëm hetues.


Video