U hodh nga kati i 9-të i pallatit, kush ishte biznesmeni që u vetëvra sot në Durrës

23 November 2023, 19:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U hodh nga kati i 9-të i pallatit, kush ishte biznesmeni që u
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në Durrës.

Policia njofton se bëhet fjalë për 40-vjeçarin e identifikuar si Ilir Myshketa.

Biznesmeni Ilir Myshketa, baba i dy fëmijëve, mësohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 9-të i pallatit 12-katësh, ku vetë banonte në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Pas hedhjes, ai ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes dhe motivet, që e kanë shtyrë viktimën drejt marrjes së jetës.

Mësohet se kjo është ngjarja e dytë e rëndë në këtë familje, pasi kohë më parë edhe e motra ka tentuar të vetëvritet në të njëjtën formë. Fatmirësisht ajo është përplasur fillimisht në degët e një peme që ndodhej poshtë ballkonit të saj, çka i ka shpëtuar edhe jetën, dhe më pas ka rënë përtokë.

 


Video