Kryedemokrati Sali Berisha ka hequr maskën dhe ka përshëndetur protestuesit e opozitës.
Ai është shprehur se marshimi i tyre ishte paqësor, duke fajësuar punonjësit e policisë si kriminelë, që do të marrin të njëjtën përgjigje.
“Do të marrin përgjigjen e merituar. Ju e patë që ishte një marshim paqësor dhe marshimi ynë paqësor u shkelmua, u shkel Kushtetuta, çdo gjë. U bllokua rruga dhe këta, në mënyrë absolute, do të marrin përgjigjen e merituar.
Këta kanë kryer një krim të shëmtuar sot, sepse ne po bënim marshimin tonë paqësor, në kuptimin më të mirë të fjalës. Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit.
Ata bllokuan bulevardin, por ne do të përgatitemi për të gjitha format dhe i garantoj se e kanë të humbur 100%. Mbrojnë dy kriminelë si Edi Rama dhe Lubi Balluku, mbrojnë Linda Ramën dhe Lindën e AKSHI-t. Këta janë hajdutët e këtij kombi”, tha Sali Berisha.
Ndërkaq, protestuesit duket se janë tërhequr nga tentativa e çarjes së kordonit të uniformave blu për të vijuar drejt Ministrisë së Brendshme.
Sakaq, raportohet se protestuesit po i drejtohen selisë së Partisë Demokratike.