Protesta e PD-së, mbahet një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Durrës

8 May 2026, 20:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e PD-së, mbahet një minutë heshtje për viktimat e
Protesta e opozitës

Protesta kombëtare e opozitës e zhvilluar në Tiranë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy të miturve që humbën jetën në një aksident tragjik në Durrës.

Sakaq, opozita ka gati një orë që po zhvillon “protestën paqësore” para Kryeministrisë.

Situata deri tani paraqitet e qetë, nuk janë raportuar problematika dhe as hedhje me molotov.

Duket se këtë të premte PD ka zgjedhur një skenar tjetër për protestën, pa fjalime dhe tensione.

Ndërsa në terren janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie për garantimin e rendit dhe sigurisë.


Video