Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Janë përshkallëzuar tensionet në protestën e opozitës që po mbahet në bulevardin kryesor të Tiranës.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
“Shkoni arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, jo qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit”, u shpreh demokrati, Gazmend Bardhi kundrejt uniformave blu.
Kjo përplasje vjen pas pengimit të efektivëve që protestuesit të kalonin perimetrin e sigurisë së ngritur për këtë protestë.