Bëri pazarin e po kthehej në shtëpi, detaje mbi aksidentin që shkaktoi vdekjen e 35-vjeçares

13 September 2022, 22:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bëri pazarin e po kthehej në shtëpi, detaje mbi aksidentin
Vendngjarja

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të marte ne Tiranë, ku një 35-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja ndodhi në Unazë të Re, në rrugën “Teodor Keko”. 
 Sipas të dhënave të policisë 35-vjeçarja e cila banonte në zonën e Astirit  në një banesë me  qira, është përplasur nga një automjet i tonazhit të rëndë, nga një kamion që transportonte bitum. Plagët që ka marrë kanë rezultuar fatale për të dhe ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht tentativës për t’i dhënë ndihmën e parë nga kalimtarët edhe nga shërbimet e autoambulancës, e reja 35-vjeçare nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra. Sipas burimeve të policisë, 35-vjeçarja po tentonte të  kalonte rrugën pasi më herët kishte qenë në një market duke bërë disa blerje dhe po kthehej në banesën e saj. Nga ana tjetër policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit i cili ka shkaktuar aksidentin e rëndë për të  vijuar me procedurat


Video