Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident ka ndodhur në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjes.
Tomorr Zeqo, 50 vjeç, po lëvizte me një motor dhe është përplasur nga një automjet tip “Benz”.
Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë autoritetet kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit, një 31-vjeçar me iniciale A.V.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të saj.