Ministrja Kushi: Së shpejti do të bëhet vlerësim psiko-social për çdo mësues

29 March 2022, 15:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja Kushi: Së shpejti do të bëhet vlerësim
Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se sot është zhvilluar një takim me me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore dhe pas kësaj njofton se do të angazhohen, që çdo mësuesi në sistemin arsimor do ti bëhet një vlerësim psiko-social.

Në njoftim thuhet se të gjithë mësuesve të sistemit arsimor do të marrin pjesë në një fushatë ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” dhe të respektojnë të gjitha aktet ligjore të rregulloreve në shkolla ku në rast të kundërt mësuesit mund të largohen nga shkolla.


Video