“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake News mediat online në Shqipëri

29 March 2022, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar disa urdhër-arreste për inceneratrët, ndërsa që në orët e para të mëngjesit. Policia e Shtetit është vënë në lëvizje për realizimin e këtyre masave, ku raportohet për disa të arrestuar, e disa të tjerë që janë ende në kërkim.

Lufta për lajmin e fundit dhe copy paste, ka çuar mediat online drejt Fake News ose lajmit të rremë. Ditë e sotme portalet po buçisnin me lajme për të arrestuarit duke nxjerr emra dhe fotot e personave të cilët nuk ishin arrestuar. I tillë ishte rasti i administratores së Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra e cila sipas medieve ishte arrestuar por realisht nuk ka asnjë masa arresti ndaj saj. Por shpejtësia për lajmin e fundit çoi dhe mediat thuajse “serioze”, drejt fake news duke përdorur emrat dhe foto të personave të cilët nuk kanë lidhje me këto arrestime.

“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake

“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake

“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake

“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe ish kandidatit të Bindjes Demokratike Erjon Murataj, në Elbasan i cili me anë të një statusi në profilin e tij akuzon median ABCnews për lajm të rremë. Murataj ka shkuar edhe më tej ku ka akuzuar pronarin e kësaj mediaje se bashkëpronarët e ABC News, në spitalet Hygea dhe Amerikan, janë përfituesit  të vetëm të konçesioneve në sistemin e shëndetësisë.

“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake

“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake

“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake

“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake

Postimi i avokatit Erjon Murataj:

Nisur nga lajmi i publikuar sot në ABC News, ku me emër dhe mbiemër dhe me figurë, jam futur në listën e atyre që janë arrestuar nga Spak, dëshiroj të sqaroj opinionin publik.
Erjon Murataj nuk ka qënë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e një komisioni që vjedh shqiptarët, aq më pak të një PPP të shpifur si ajo e inceneratorëve, e cila mund të ketë lidhje vetëm me njerëz që përfitojnë koncesione sic janë bashkëpronarët e ABC News, në spitalet Hygea dhe Amerikan, te cilet ne fakt janë perfituesit e vetëm, por jo vetëm, te koncesioneve ne sistemin e shëndetsisë.
Ne pritje te nje ndjese publike , jam duke hartuar dhe ndjekur hapat ligjore, per te çuar perpara drejtesise, gazetare , redaktorë apo pronare mediash, të cilet vjedhin naten dhe akuzojne diten.



Video